
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e së enjtes në Durrës ku një 18-vjeçar u mbyt në det pasi shpëtoi vëllanë e tij dhe shokun e këtij të fundit, MCN intervistoi Eljona Kaltanin, Instruktore e Federatës Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë për Durrësin.
Kaltani thotë se plazhet në Durrës kanë ende mangësi për vrojtues, ndërsa subjektet private janë indiferent për të ofruar këtë shërbim tek pushuesit.
Gjithashtu, ajo tha se dita e enjte ishte e papërshtatshme për t’u futur në det moshat nën 16 vjeç.



