Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv se misioni i kryeministrit Edi Rama ka qenë dhe mbetet zhdukja e rrënjëve të identitetit kombëtar.
Mes të tjerash, Çipi replikoi me moderatorin Mustafa Nano lidhur me një shkrim të vitit 2000, ku sipas regjisorit analisti mbronte Edi Ramën.
Kam qenë kundërshtar i Ramës që në vitin 1999, kur lindi ideja për teatrin. Kam bërë artikull ku flisja kundër politikave të Ramës kur ishte ministër Kulture. E kam lexuar atëherë, për mua ke qenë personazh antipatik. Qëndrime të tilla kanë pasur Fevziu dhe Xhunga. Të tre për mua keni qenë antipatik. Ajo që s’falet është keqinterpretimi dhe një lloj hiperbolizimi i figurës së Ramës. Asnjë reformë s’ka bërë Rama. Rama doli me flamurin që do reformoj teatrin, s’e ka bërë kurrë. Ku pyeste Rama për rezistencë, kishte Metën që i mbronte krahët, ka çuar policinë ka nxjerr me grushte dhe shqelma aktorët. Grupi parlamentar e votoi projektligjin e Ramës. Ramës iu tek të bënte fushatë me paratë tona dhe bëri “Kthim në identitet”. S’ka pasur Shqipëria ministër më të mbështetur se sa Rama. Në shkrim t’ia thua që s’e përkrahin, se kuptojnë, ai donte vdekjen e teatrit. Ky është misioni i tij, të zhdukë me rrënjë identitetin. Që kur kanë ardhur këta në pushtet, lista e monumenteve të kulturës nuk është shtuar. Në çdo vend të botës, lista vetëm shtohet. Në Shqipëri ka 9 vjet që lista vetëm pakësohet, ky heq ura, heq kisha, sepse s’do t’i mirëmbajë. Rikonstruksioni i teatrit kushtonte 1 milionë dollarë. Ministres Kumbaro ia kam nxjerr para syve dhe nuk shfaqi pikë interes, sepse kishte urdhër. Rama është globalist, një nga qëllimet e tyre është fshirja e identitetit sepse është pengesë në axhendën e tyre. Shembja e teatrit nuk lë vend për diskutim, është e kundërligjshme dhe e bërë me dhunë. Po të japësh leje për kullat, normal që s’mbetet vend për teatër. Ku i kanë planet rregulluese?! Se ku duhet të jetë Parlamenti, Opera, Teatri, s’i ke në atë plan”.



