Kerry uron Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë

Kerry uron Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu urimet me rastin e 28 nëntorit, 104-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin dërguar në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, zoti Kerry shkruan se Shqipëria është një forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në mesazh, çmojnë thellë ndihmesën e Shqipërisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS-it, për Operacionin Mbështetja e Vendosur dhe për KFOR-in, shrkuan VOA.

“Ne, - shkruan zoti Kerry, - vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuaj të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”

Në vitet në vijim, thuhet në mesazh, Shtetet e Bashkuara presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy