Qarkorja e re/ Guri: Reagimi i Greqisë ishte i shpejtë. Do të lejohet hyrje-dalja e emigrantëve deri në fund të vitit

Qarkorja e re/ Guri: Reagimi i Greqisë ishte i shpejtë. Do të lejohet hyrje-dalja e emigrantëve deri në fund të vitit

Ministria e Jashtme shqiptare njofton emigrantët shqiptarë, të cilët janë në pritje të rinovimit të lejeve të qëndrimit, që është arritur dakordësia me autoritetet greke për lëvizjen e tyre. 

Përfaqësuesi i Diasporës Shqiptare në Greqi, Etmond Guri, sqaron për MCN Live se reagimi i autoriteteve greke ishte i shpejtë, dhe me qarkoren e re do të lejohet qarkullimi i shqiptarëve deri në fund të vitit 2024.

Ka një mungesë të theksuar në rinovimin e lejeve të qëndrimit, vonesa të shtuara në lejet e qëndrimit, konstatuam këtë qarkore që kishte dalë në dhjetor të vitit 2023 dhe bëmë një sensibilizim publik. Reagimi ynë shqetësoi shumë bashkatdhetarët tanë dhe fatmirësisht edhe autoritetet greke në kohë shumë të shpejtë mënyrë të shpejtë dhe nxorën një qarkore tjetër.  E mira është që kemi një njoftim zyrtar nga ministria përkatëse. Në Greqi ka një kontingjent emigrantësh që kanë aplikuar për rinovimin e lejeve të qëndrimit, apo një pjesë e tyre kanë aplikuar për leje fillestare.  Për të mos i penguar Greqia shtetasit për të udhëtuar në vendin e origjinës shpesh nxjerr qarkore, sepse këto dokumente nuk njihen në BE. Ndryshimi ishte që doli urdhëresa për Vitin e Ri, me vlefshmëri tre mujore, dhe që të mos kishte pengesa siç ndodhi vitin e kaluar, ne menduam që duhej sensibilizuar opinioni i gjerë, dhe autoritetet greke nxorën këtë njoftim të dytë, ku emigrantët deri në 31 dhjetor 2024 mund të hyjnë dhe kthehen gjatë gjithë vitit. Është një shenjë pozitive që tregon gatishmërinë e autoriteteve greke për të zgjidhur problematike. Nuk besoj se ka lidhje me çështjen Beleri, është çështje burokratike, administrative. Kemi një shtyrje të afatit të vlefshmërisë deri në fund të vitit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy