Restoranti kinez peshon klientët për të mos çuar dëm ushqimin

Restoranti kinez peshon klientët për të mos çuar dëm ushqimin

Për t'u përshtatur me urdhërin e ri të sekretarit të përgjithshëm Xi Jinping, i cili dëshiron të kufizojë mbeturinat e ushqimit, një restorant i madh në Pekin, Changsha ka vendosur dy peshore në hyrje.

Konsumatorët peshojnë veten e tyre, raportojnë rezultatin në një aplikacion dhe, bazuar në rezultatin, marrin këshilla për porositjen në celularët e tyre.

Për shembull, një grua që peshon 40 kilogram nuk duhet të kërkojë më shumë se dy pjata, një njeri midis 70 dhe 80 duhet të kufizohet në tre.

Nisma e restorantit të famshëm të mishit për të kënaqur sekretarin e përgjithshëm dhe fushatën e tij "Zbrazni enët, mos lini ushqim që përfundon në mbeturina" ka përfunduar në rrjetet sociale dhe është parë 300 milion herë që nga e enjtja. Nuk kanë munguar edhe komentet negative, por restoranti u justifikua duke thënë se peshimi është thjeshtë një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy