Turqia do të rihapë pazarin e famshëm të Stambollit

Turqia do të rihapë pazarin e famshëm të Stambollit

Turqia ka menduar të rihapë pazarin e famshëm të Stambollit "Grand Bazaar", një nga tregjet më të mëdha dhe më të vjetra në botë, i cili u mbyll më 23 mars për shkak të emergjencës Covid-19. Rihapja është menduar në datë 1 qershor. Kjo u njoftua këtë mëngjes nga presidenti i Këshillit Drejtues të pazarit, Fatih Kurtulmus.

Përveç se është një nga qendrat kryesore tregtare dhe të këmbimit të monedhave në Turqi, Grand Pazari është një simbol i turizmit në metropolin e Bosforit, jo larg nga Xhamia Blu e Sulltan Ahmetit dhe muzeu Hagia Sophia.

Rihapja lidhet me dëshirën për të rifilluar flukset turistike në Stamboll nga muaji tjetër, i cili pret rreth 15 milionë vizitorë në vit. Qendrat tregtare do të hapen në Turqi të hënën më 11 maj, por pa lejuar hyrje në bare dhe restorante.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy