
Mblidhet në Vlorë task-forca e turizmit në prag të sezonit turistik 2021, me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve të cilat kanë rolë kryesor në angazhimin në sezonin turistik.
Mbledhja e task-forcës u drejtua nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj i cili për përfaqësuesit e institucioneve ndau dy detyrat kryesore për ta, porosi nga kryeministri Rama si dhe ministritë e linjës.
Detyra të cilat kanë të bëjnë me stacionet e plazheve dhe pastërtinë e tyre. Në fjalën e tij prefekti Mamaj ju la gjithashtu detyrë institucioneve që duke filluar nga java e ardhshme çdo institucion i angazhuar në sektorin turistik duhet të bëj një raport në prefekturë të detyrave që institucioni ka plotësuar në përmirësim të kushteve të sezonit turistik
Task forca e turizmit hap kështu siparin e sezonit turiatik në Vlorë si një mbledhje e cila përcakton masat që duhen marrë për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në këtë sektor.
Çelja zyrtare e sezonit turistik në Vlorë do të bëhet te shtunën e datës 15 maj.



