
Serbia nuk e pranon që Kosova të ketë ushtrinë e saj. Sipas ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në Kosovë mund të ketë vetëm një forcë të armatosur, e ajo është KFOR-i dhe për Serbinë kjo është e vetmja forcë e mundshme dhe e pranueshme.
Këto deklarime ministri serb i ka bërë, duke komentuar deklaratën e Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, i cili gjatë vizitës në Prishtinë njoftoi se Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e një ushtrie të Kosovës, kurse Vulin thotë se “Rezoluta 1244 në këtë drejtim është shumë e qartë”, raporton Tanjug.
“Në Kosovë nuk mund të jetë vetëm një forcë e armatosur, dhe kjo është KFOR-i. Derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ndryshon vendimin e saj kështu do të jetë, dhe për Serbinë kjo është e vetmja e pranueshme”, ka thënë Vulin.
Siç thotë ai, “në Kosovë nuk mund të ketë asnjë ushtri, kurrfarë ushtrie e Kosovës, ajo mund të themelohet vetëm me forcë brutale”.
“Krijimi i formacioneve të tilla të paligjshme të armatosura përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka thënë ministri Vulin.



