300 punonjës të naftës në Gorrisht në Vlorë janë ngritur në protestë. Bëhet me dije se naftëtarët kanë bllokuar punën që prej muajit qershor. Naftëtarët shprehen se kjo protestë nuk do ndalojë derisa të rishikohen pagat e tyre që aktualisht variojnë nga 35-50 mijë lejë. Naftëtarët thonë se po u bëhet presion dhe po i heqin nga puna pa motivacion vetëm pse po dalin në protestë. Puset e Gorrishtit prodhojnë 120 tonë naftë në ditë. “Kemi gati një vit që kërkojmë pagat, na kanë premtuar dhe ende asgjë”, thonë naftëtarët.



