
Në përmbyllje të provimeve të maturës shtetërore, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se vitin e ardhshëm ata nxënës që duan të studiojnë për mjekësi apo stomatologji do të duhet t’i nënshtrohen një tjetër testimi. Ajo gjithashtu tha se do rikthehet vlerësimi i testeve dhe do punohet për rankimin e gjimnazeve.



