
“Maria Callas, një trashëgimi e jashtëzakonshme” titullohej koncerti i mbajtur mbrëmjen e së premtes në Qendrën Kulturore të Kishës Orthodokse në Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së sopranos së njohur greke. Koncerti ngjiti në skenë Orkestrën Filharmonike të Lutrakit nën drejtimin e dirigjentit Pelopidas Mavropoulos.



