Në emisionin e radhës, Dasara komentoi lajmet për lidhjen e këngëtares Çiljeta Xhilaga me futbollistin Alban Hoxha. Pas intervistës së fundit të Çiljetës në një emision mëngjesi, e cila u shpreh se mashkulli më i rëndësishëm i jetës së saj mbetet i biri, në mediat rozë rinisën komentet.
“Historia e Alban Hoxhës me Çiljeta Xhilagën u bë kohë që përflitet. Kur përmendet më kujtohet ajo kënga “Jemi dhe s’jemi”. Jeni apo nuk jeni, shikoni jetën tuaj dhe mos e çani kokën” tha Dasara gjatë emisionit.



