
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar do të betohen ditën e nesërme para Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Mësohet se ceremonia e betimit do të bëhet në orën 10:00 në Presidencë.
Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes.
Votimi është përmbyllur me 77 vota pro, 53 kundër dhe vetëm 1 abstenim.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3”.
Qeveria e re përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij do të betohen tashmë te një President që ka marrë shkarkimin nga Kuvendi i vjetër, por jo edhe nga Gjykata Kushtetuese.



