Punonjësi i burgut goditet me sende të forta nga tre persona

Punonjësi i burgut goditet me sende të forta nga tre persona

Një punonjës burgu, 36 vjeç, është goditur mëngjesin e sotëm me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar.

Raportohet se ata i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar. 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën "Tre Dëshmorët", Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar. Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy