
Pamja e organit seksual femëror është diskutuar shpesh gjatë dekadës së kaluar apo më herët, pas përhpajes së pornografisë. Cila është lidhja midis këtyre të dyjave? Disa njerëz janë të bindur që stili brazilian pa qime është ndikim i drejtpërdrejtë nga aktoret e pornos, të cilat e kanë bërë këtë zgjedhje në mënyrë që të shikohet gjithçka. Por tani, edhe vetë “New York Times” konfirmon trendin e ri: modeli i padepiluar është rikthyer.
Në cilat kultura ka ndodhur kjo?
SHBA
Kur American Apparel i nxorri manekinët në vitrina me vaginën të padepiluar, shumë kthyen kokën.
Prerja dhe heqja e qimeve pubike duket se ka filluar në SHBA me shpikjen e bikinit në vitet '60. Më 1971, Playboy shfaqi fotot e para ku mund të shiheshin pjesërish qime pubike; para kësaj, revistat për burra e fshihnin në mënyrë dekorative tërësisht zonën pubike. Lëvizja feminist e favorizoi pamjen natyrale të vaginës dhe mbajtja e qimeve të trupit asociohej me një grua të hapur, në kërkim të kënaqësisë.
Disa vjet më vonë, qoftë në reagim të drejtpërdrejtë ose të pavetëdijshëm, Larry Flynt filloi botimin e serisë Barely Legal, dhe trupat adoleshentë të Brooke Shields dhe Jodie Foster u shfaqën me doza erotike në Pretty Baby dhe Taxi Driver, përkatësisht. Kjo nxiti një rënie të kërkesës për pamjen natyrale dhe depilimi brazilian nisi në vitin 1987, në një sallon në Manhattan.
Megjithatë, pamja pa qime nuk mori ndonjë hov të madh deri në vitin 2000, kur në serialian “Seksi dhe Qyteti”, një episode pati një skenë të tillë. Papritur të gjithë e donin këtë model. Shumë shpejt, zonjat në të gjithë Amerikën e Veriut nisën të depiloheshin totalisht ... madje deri në atë masë sa kjo mund të ketë shkaktuar zhdukjen e parazitëve pubikë.
Një studim i bërë në vitin 2003 tregoi se 30% e grave të Amerikës së Veriut i hiqnin plotësisht qimet tyre pubike, 60% i shkurtonin dhe 10% nuk ndërhynin fare. Që nga ajo kohë, megjithatë, shumë të famshëm po flasin shpesh në lidhje me preferencën e tyre për modelin natyral, që mund të dalë edhe jashtë linjave të rrobave të banjës.
Britania e Madhe dhe Europa
Një studim i fundit i Daily Mail zbuloi se 51% e grave britanike e lënë zonën pubike të paprekur, dhe 46% e burrave të intervistuar thanë se e preferonin këtë gjë. Sidoqoftë, nuk sheh shumë gra me qime në sytë e publikut në Britaninë e Madhe, por kjo mund të ketë më shumë lidhje me atë që shfaqet në public dhe atë që mbahet private.
I njëjti studim i vitit 2003 i përmendur më lart tregoi se, në mbarë Evropën, 10% i grave hiqnin plotësisht qimet pubike, 15% i shkurtonin dhe 75% i linin plotësisht të natyrshme. Gratë në Evropën Lindore, Francë dhe Spanjë kanë naming e keq të sqetullave dhe këmbëve të padepiluara, dhe mund të supozohet se kjo shtrihet edhe në zonën pubike.
Në historinë e qimeve, Catherine de Medici e Francës ishte një mbrojtëse e zellshme dhe I inkurajonte gratë të mos depiloheshin në zonën intime.
Azia
Azia është kontinent i madh, megjithatë statistikat mungojnë.
“Enciklopedia e qimeve” thotë se shumica e grave indiane i heqin plotësisht ato në zonën pubike, dhe disa anekdota thonë se këtë e bëjnë edhe gratë myslimane. Gratë turke, gjatë sulltanatit në kohën e Perandorisë Osmane, përdornin depilatorë të hershëm (përfshirë gëlqeren pluhur) për të shkrirë qimet e trupit dhe për t'i hequr ato me mjete të posaçme për pastrim.
Zëra të tjerë që kanë folur për këtë çështje në Azi thonë se shumica e grave aziatike nuk ia tregojnë zonën gjenitale askujt, përveç bashkëshortit, dhe ka më pak të ngjarë të kenë disa partnerë seksualë. Kjo do të thotë se ato nuk kanë ndonjë nxitje estetike për të modeluar këtë zonë, pasi bashkëshorti e di se si duket zona e tyre pubike.
Australi
Një studim i vitit 2008 i studentëve të universitetit Australian zbuloi se 60% e grave i hiqnin një pjesë ose të gjitha qimet pubike, duke u nisur nga audience e madh e serialit “Seksi dhe Qyteti” ose Big Brother. Shteti i largët i Australisë ka një term zhargon për zonën e padepiluar gjenitale "Harta e Tasmanisë", që asociohet me gra "me shpirt të lirë", feministe dhe protestuese të mjedisit.
Feral Cheryl, një kukull e vlerësuar si "anti Barbie", ka qime nëpër trup dhe veshje me ngjyra të këndshme. Në përgjithësi, australianët zgjedhin depilimin për situatat e rëndësishmë, sidoqoftë.
Një lajm i çuditshëm historik
Libri i Desmond Morris "The Naked Woman" citon një antropolog gjerman, i cili vizitoi banorët e Arkipelagut të Bismarkut në Paqësorin e Jugut, ku "gratë fshinin duart në qimet pubike sa herë që i kishin të ndotura ose të lagura, siç bëjmë ne sot me peshqirin”.



