Shqipëria ka firmosur sot një marrëveshje energjetike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqinë me vlerë 6 miliardë dollarë, për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike.
Bëhet fjalë për marrëveshjen kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si hapa të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të energjisë dhe forcimit të pavarësisë energjetike, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, si edhe ndërveprim konkret me Greqinë fqinje.
Në ceremoninë e nënshkrimit merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Kakaraçi, ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama, e cilësoi një marrëveshje të jashtëzakonshme që do të sjellë më pas një investim shumë të madh teknologji moderne.
Kreu i qeverisë shtoi se kjo marrëveshje tregon se dhe vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshëm dhe mund të bëhen pjesë e zgjidhjes e disa prej sfidave më të ngutshme të kohëve.
Vlora do të kthehet në një pikë kritike për energjinë në Evropën Juglindore. Theksoj rëndësinë e nevojës së të dyja palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, për të forcuar lidhjen tonë dhe bashkëpunimin tonë në shumë mënyrë, posaçërisht sa i takon furnizimit me energji.
Duke pozicionur Shqipërinë si ndërlidhës, fluksi i shërbimit ndikon në sigurinë energjetike në rajon. Partneriteti me SHBA na çon një mesazh të qartë, edhe vendet e vogla mund të marrin hapa të guximshëm dhe mund të bëhen pjesë e zgjidhjes e disa prej sfidave më të ngutshme të kohëve tona.
Nga ana e saj ambasadorja e SHBA në Greqi Kimberly Guilfoyle tha gjatë nënshkrimit të marrëveshjes se Shqipëria është një vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Europën.
Janë dy marrëveshje të rëndësishme. Ajo 20 miliardë dollarë për gazin. Shqipëria rol në rritje si urë lidhëse në rajon e Ballkanit. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjike dhe kombëtare. Donald Trump pak qenë i kampion i sigurisë energjetike.
Veprimet e tij kanë përforcuar faktin se afrimi i një energjie të qëndrueshme forcojnë SHBA dhe aleatët. Administrata Trump e ka ngritur bashkëpunimi energjetik si shtyllë. Pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Janë më shumë se fqinj, ndajnë interesa. Kur SHBA, Shqipëria e Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton.
SHBA mbështesin një rajon më të ndërlidhur dhe të begatë. Shqipëria është thelbësore për këtë vizion. Çfarë nder që gjejmë këtu në Shqipëri, një partner i palëkundur i SHBA dhe vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën krah mikut tonë Edi Rama. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjitike dhe kombëtare.
Duke marrë fjalën, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Kakaraçi tha se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës reflekton një vizion të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme energjetike të sigurt dhe të qëndrueshme, mbështetur në qëndrueshmëri dhe planifikim afatgjatë.



