Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar këtë të mërkurë në SPAK një ankimim dhe një kallëzim të ri.
ATM ka kallëzuar në SPAK prokuroren Manjola Kajana e cila vendosi të mos fillojë hetimet për ambasadorin Luigi Soreca dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj, ndërkohë që ndaj vendimit të saj është bërë një ankimim.
Në lidhje me këtë temë e ftuar në studion e MCN TV ishte përfaqësuesja ligjore e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja.
Znj Kalaja, cila mendoni se është arsyeja që SPAK nuk pranoi të regjistroi padinë ndaj ambasadorit Soreca dhe kryebashkiakut Veliaj?
Është shumë e thjesht, presioni që i ushtron pushteti gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës së Posacme.
Ne kemi argumentuar dhe parë që është dukshëm se prokurorja Kajana shpërdorimi i detyrës dhe ka shfaqur në mënyrë koseguente dhe vepra të korrupsionit, sepse nëse ti përpiqesh të mbrosh një të kallëzuar duke i mbuluar vepra penale, atëherë ne mendojmë se prokurorja është bërë palë me të kallëzuarit dhe kjo ka ardhur si pasojë e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt dhe të Sorecës.
Ne e argumentojë dhe mendojmë që gjykata do të mbajë qëndrimin e duhur sepse është me interes të sqarohet pse prokurore Kajana ka dalë jashtë kallëzimit që kemi bërë ne.
Sepse ne nuk kemi kallëzuar as Gjykatën Kushtetuese, as ndonjë anëtarë apo kryetar, por në mënyrë të qëllimshme dhe në shpërdorim të detyrës, prokurore Kajana ka thënë se ju mund ti drejtoheni komisionerit me që nuk keni marrë informacionin e duhur.
Ne nuk kemi thënë se na duhet informacioni, ne kemi shkuar në SPAK dhe kemi thenë që zoti Soreca në bashkëpunim me zotin Veliaj kanë ushtruar ndikim ndaj Gjykatë Kushtetuese.
Ju akuzoni Sorecën se ka takuar fshehur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese ditën kur shqyrtohej çështja për teatrin, dhe thoni se kjo është ndërhyrje e pastër në drejtësi. Keni paraqitur ju prova të forta dhe bindëse që do të vërtetonin faktin se takimi mes tyre ka qenë pikërisht për këtë arsye?
Kemi prova dhe është pranuar nga delegacioni i BE dhe është pranuar nga Gjykata Kushtetuese përmes një shkrese që na ka ardhur. Është pranuar që jaanë takuar në të njëjtën datë që është publike.
Bazuar jo vetëm në datën, bazuar në faktin që e takimi nuk është bërë publike, dhe Soreca sot nuk ka depozituar një dokument që ky takim ka qenë i planifikuar. Dhe fakti që ai doli nga dera e pasme e Gjykatës Kushtetuese.
Ky takim i fshehtë tregon se është bërë për interesa të ngushta dhe interesa të kryetarit të Bashkisë sepse i gjithë interesi ishte që të mos merrej në shqyrtim vendimi i këshillit bashkiak të shembjes.
Nuk kemi dyshime, por ne ngremë akuza që takimi i zotit Soreca me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese ka qenë për të lobuar në favor të Veliajt.
Nëse edhe këtë herë kallëzimi juaj për prokuroren nuk do të merret parasysh, cili do të jetë hapi i radhës?
Ne kemi dërguar informacion ILD, KLP dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ku kemi kërkuar fillimin e hetimeve, pezullimin nga detyra të prokurores derisa të zbardhen hetimet. Në fund ne besojmë se do të vërtetohen akuzat tona nga SPAK.
Nëse shikojmë ato vendim-mos fillimi ia kemi vënë në dispozicion organeve të drejtësisë së re dhe është cinike si një prokurore e SPAK bënë një vendim 4 faqe dhe në 90% të vendimit ka marrë copy paste nenet që ne kemi bërë kallëzim dhe në fund thotë pa asnjë argument që vendosa të mos fillojë hetimet.
Nëse ne mund të kemi dyshime të pabaza, pa prova, unë mendoj se do të ishte në nder të Soreca, së pari të jepte dorëheqjen, ose të pezullonte funksionet e tij që SPAK të hetonte në mënyrë të ligjshme, megjithatë ne kemi deklaruar se ne nuk i jemi drejtuar vetëm SPAK, por dhe Gjykatës së Posaçme dhe BE-së pse Soreca ka shpërdoruar besimin e qytetarëve shqiptarë.
Nëse Soreca ka parë në rend të ditës vakancat në GJK, më e pakta do të ishte që Soreca dhe Kim të dilnin të prononcoheshin në lidhje me VKM e re të transferimit të truallit i cili është atentat ndaj Kushtetutës dhe ne themi data 30 korrik kur Erion Brace ka firmosur vendimin, mendoj që shteti ka rënë dhe është në ditën më të keqe të drejtësisë, mbas 5 vjet tregon që reforma në drejtësi ka dështuar.



