
Nga Shkodra, ku mori pjesë në mbledhjen e komisionit të emergjencave civile, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se mos shpallja e emergjencës është vepër penale. Pasi u njoh me situatën aktuale, Basha pranoi se sikurse edhe në qeverisjen e PD-së, përmbytjet shkaktohen nga kaskada e Drinit, ndërsa akuzoi Ramën dhe Gjiknurin për këtë.



