Një ekip gazetarësh të Agjencisë së lajmeve Russia Today ka udhëtuar drejt Shqipërisë për një reportazh mbi burrneshat. Fenomeni tipik shqiptar ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve të RT, që kanë udhëtuar drejt Veriut për të takuar burrneshat e fundit të mbetura gjallë.
“Sipas traditës mesjetare shqiptare, nëse një familje nuk ka një pasardhës mashkull, një grua duhet të zërë vendin e tij në krye të familjes. Pas betimit të beqarisë, ajo refuzon feminilitetin, vishet dhe sillet si burrë dhe në komunitet i jepet një status i tillë. Ato quhen burrnesha ose virgjëresha të betuara. Bedri Gosturani vendosi të bëhet burrneshë pas vdekjes së të vëllait. Ajo tani është kryefamiljarja dhe rrit fëmijët e vëllait. Ata e thërrasin baba, ashtu siç thërrisnin të atin”, thuhet në tekstin prezantues



