Presidenti Joe Biden i ka premtuar Izraelit mbështetjen e SHBA-së mes frikës se Teherani mund të nisë hakmarrje për një sulm që vrau disa zyrtarë të lartë iranianë.
Biden paralajmëroi se Irani po kërcënon të nisë një sulm të rëndësishëm pasi Izraeli goditi konsullatën iraniane në Siri 10 ditë më parë.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur sigurinë e Izraelit”, tha ai.
Ditën e djeshme, udhëheqësi iranian tha se sulmi izraelit në Damask ishte i barabartë me një sulm ndaj vetë Iranit.
Kur ata sulmuan zonën tonë të konsullatës, ishte sikur ata sulmuan territorin tone. Regjimi i keq duhet të dënohet dhe do të dënohet," tha Ayatollah Ali Khamenei.
Nuk është ende e qartë se çfarë forme do të kishte çdo sulm hakmarrës.



