Protestat bllokojnë Tiranën/ Sindikatat e arsimit i bashkohen studentëve, dosja e dhunës policore shkon në SPAK

Protestat bllokojnë Tiranën/ Sindikatat e arsimit i bashkohen studentëve, dosja e dhunës policore shkon në SPAK

Shqipëria po përballet me një valë të fuqishme trazirash sociale, ku akuzat për dhunë policore kanë mbërritur zyrtarisht në SPAK, ndërsa studentët dhe mësuesit zbresin sot në një protestë mbarëkombëtare.

 

Një koalicion i gjerë i përbërë nga qendra Res Publica, organizata, avokatë dhe qytetarë kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të hetuar mbi 180 incidente të dhunës policore, rrahjeve, arrestimeve të paligjshme nga oficerë me maska dhe pa simbole dalluese. 

 

Padia synon të zbardhë të gjithë zinxhirin komandues, duke kërkuar ekzaminimin e rolit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita, Ministrit të Brendshëm Ervin Demo, si dhe vetë Kryeministrit Edi Rama për urdhrat e dhënë, teksa bilanci i përplasjeve të mëparshme numëron 167 të arrestuar dhe 132 efektivë të lënduar.

 

Paralelisht me frontin gjyqësor, presioni mbi qeverinë "Rama" po rritet ndjeshëm në rrugë. Dy sindikatat më të mëdha të arsimit në vend, Sindikata e Pavarur e Arsimit (SPASH) dhe Sindikata e Bashkuar (SBASH), kanë deklaruar mbështetjen e tyre të plotë për kauzën e studentëve dhe punonjësve të universiteteve. 

 

Komuniteti arsimor po mobilizohet në terren këtë të shtunë, më 24 tetor, ku mësues e pedagogë do t'i bashkohen studentëve në orën 11:00 përpara Kryeministrisë, për të vijuar më pas marshimin në orën 14:00 drejt Ministrisë së Arsimit, në një kohë kur lëvizja po merr përmasa të mbrojtjes së dinjitetit kombëtar dhe arsimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy