Rekursi për Xhaçkën/ Beleri: Të funksionojë ligji për të gjithë, Goro u dënua dhe përfituesi i pronës jo (VIDEO)

Rekursi për Xhaçkën/ Beleri: Të funksionojë ligji për të gjithë, Goro u dënua dhe përfituesi i pronës jo (VIDEO)

Eurodeputeti Fredi Beleri thotë se nuk ka pritshmëri nga Gjykata e Lartë për seancën e 21 tetorit, ku do të shqyrtohet rekursi i bërë prej tij, në të cilin i kërkohet SPAK të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin e PS-së Artan Gaçi, për disa vepra penale mes të cilave tjetërsim të sipërfaqeve të mëdha të pronave. 

Duke folur për MCN Live, ai kërkoi që ligji të funksionojë si për zonjën Xhaçka dhe për qytetarin e fundit. 

Madje ngre shqetësimin që ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro u dënua, ndërsa përfituesi i tokës jo. 

Beleri kërkoi që drejtësia duhet të sillet në mënyrë respektive, pavarësisht postit. 

Ai ngre pikëpyetje se nxitimi i Gjykatës së Lartë për rekursin mund bëhet për të hequr sekuestron nga prona, për të mos u bërë pengesë e karrierës së zonjës Xhaçka.

Nuk kam pritshshmëri se Gjykata e Lartë, pasi e ka treguar para se të fillonte procesi njëanshmëri. Kam dërguar dy çështje të tjera dhe nuk është marrë fare. 

Pse caktoi datën tre ditë pas kërkesës sime? Dua të mësojnë qytetarët e Himarës dhe gjithë shqiptarët, çfarë ka ndodhur me pronën që ka sekuestruar SPAK.

Jorgo Goro është dënuar për shpërdorim detyre, është rasti i vetëm që për shpërdorim detyre ku ka sekuestrim pasurie dhe jo të pandehur. 

Raporti dhe hetimi i SPAK çfarë ka nxjerrë për zotin Gaçi dhe zonjën Xhaçka, pse nuk informon? Gjithë procesi ka probleme nga do që ta kapësh. Unë nuk kam asgjë personale me çiftin Gaçi-Xhaçka. 

Për të njëjtën çështje është dënuar zoti Goro dhe punonjës së ASHK-së Vlorë, kush inicioi, kush vuri në lëvizje, me cilën kërkesë, për transferimin e hartës dhe të tokës që të bashkohej me tokën tjetër që kish marrë statusin e investitorit zoti Gaçi. 

Kush i kërkoi zotit Goro dhe ASHK Vlorë, të shkelnin, në favor të kujt u falsifikua prona? Për këto dua të japë përgjigje në gjykatë.

 Është prekur familja Bonjaku e cila u mundua të regjistronte këtë pronë për 25 vjet, por sapo banori bëri kontratë shitje, kjo pronë u regjistrua në ASHK dhe erdhi në favor të zotit Gaçi. 

Kush është përfituesi i falsifikimit të pronës? Dua që të funksionojë ligji dhe për zonjën Xhaçka dhe për qytetarin e fundit.

Zoti Goro u dënua, ndërsa përfituesi jo. Drejtësia duhet të sillet në mënyrë respektive, pavarësisht postit. 

Nëse toka ishte në rregull, pse është sekuestruar prona, pse e mban? 

Ndoshta ky nxitim i Gjykatës së Lartë bëhet për të hequr sekuestron nga prona, për të mos u bërë pengesë e karrierës së zonjës Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy