Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Kuç të Himarës paraditen e sotme. Viktima u identifikua nga policia si shtetasi Dashamir Zeneli, rreth 40 vjeç, banues në fshatin Kuç. Trupi i tij u gjet në një përrua.
Nga kqyrja paraprake që i është bërë viktimës, është konstatuar se personi është vrarë me armë zjarri.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur.



