Pas deklaratës së ministrit të infrastrukturës dhe energjisë, Enea Karakaçi që brenda 30 ditëve ortakët e aeroportit të Vlorës duhet të gjejnë zgjidhje, ka ardhur edhe reagimi i shoqërisë MABCO. Ata thonë se janë dakord të ulen në tryezë, por sipas tyre çdo diskutim duhet të bëhet në zbatim të vendimit të gjykatës së lartë.



