“Open Balkan”/ Escobar: Çdo nismë për integrim ekonomik, duhet të përfshijë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor

“Open Balkan”/ Escobar: Çdo nismë për integrim ekonomik, duhet të përfshijë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur nga samiti “Open Balkan” që po mbahet në Ohër, deklaroi se SHBA-të e përkrahin një nismë të tillë e cila garanton jo vetëm bashkëpunim ekonomik, por edhe integrim në strukturat europiane.

Escobar, deklaroi se SHBA përkrah të gjitha iniciativat ekonomike që afrojnë rajonin.

Besojmë që nëse ka një sukses nisma duhet të jetë e hapur për të gjithë. Çdo nismë për integrim ekonomik, duhet ti përfshijë të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë.

Inkurajoj liderët e Ballkanit Perëndimor që të kërkojnë mënyra bashkëpunimi, me iniciativa të tjera për bashkëpunim në rajon, për të pasur integrim më të mirë. Duhet plan për zhvillim institucional.

Përparësia e Ballkanit Perëndimor, është rritja ekonomike, por edhe krijimi i kushteve më të mira për investitorët, por më e rëndësishmja, krijimi i mundësisë për institucionet që duhet të zvogëlojnë dhe mundohen që t’i shmangen pagimit të tatimeve.

Na duhet një ekonomi që do ndihmojë investitorët që të punojnë ligjërisht. Liderët duhet të bashkëpunojnë për një treg të përbashkët, ka nevojë të dëgjohet zëri i tyre shumë i rëndësishëm për krijimin e iniciativave.

Ju mbështes që kjo iniciativë të jetë ekonomike. Kjo nuk është projekt politik, por ekonomik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy