Deputeti i partisë “Mundësia” Erald Kapri tha në emisionin “Zonë e Lirë” se amerikanët do të ndërhyjnë nëse e shohin që po futen duart në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Kapri vuri në dukje po ashtu se zyrtarët amerikanë së fundmi kanë bërë takime vetëm në SPAK, jo nëpër institucione.
“Këta e duan pushtetin deri në momentin e fundit sepse e përdorin në luftë me drejtësinë. Tani është futur në lojë edhe PD, edhe Rama për ndryshimin e Kushtetutës, për të goditur SPAK-un. Deklarata e Ambasadës Amerikane ishte e djeshmja. Edhe BE ka thënë të njëjtën gjë, nuk preket drejtësia. Zyrtarët amerikanë kanë bërë takime vetëm në SPAK, jo nëpër institucione. Beteja underground për të kapur SPAK-un dihet. Pas dy javësh nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut. Ndërkombëtarët dhe amerikanët e monitorojnë mjaft mirë procesin. Nëse e shikojnë që po futen duart sigurisht që do ndërhyjnë”.
Kapri tha se beson se është çështje kohe derisa SPAK-u të shkojë deri te kryeministri Edi Rama.



