Kryemadhi mbi dy orë në SPAK: Paraqita prova të reja për inceneratorin e Tiranës

Kryemadhi mbi dy orë në SPAK: Paraqita prova të reja për inceneratorin e Tiranës

Pas afro dy orë e gjysmë dëshmi në SPAK, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se u thirr lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, ku paraqiti provat e reja dhe ripërsëriti dhe njëherë kallëzimin penal që ka dorëzuar në 4 mars 2021.

Në komunikimin për mediat, Kryemadhi tha se gjërat tashmë po zbardhen çdo ditë e më shumë dhe se më e pakta që duhet bërë është ndalimi i pagesave për inceneratorin e Tiranës, pasi çdo ditë paguhen 29 euro për ton.

Kur kemi pagesa me mbështetje buxhetore nuk kemi pse të fillojmë pagesa 29 euro për ton.

Do dorëzoj dhe dokumentet e tjera për rihapjen e vendepozitimit të vjetër për landfillin e Sharrës.

Që skena e krimit, vendi ku ka vdekur Ardit Gjoklaj duhet të ishte mbyllur brenda 22 muajve, duke u mbështetur në standardet e BE.

Kam kërkuar diferencim, riciklim, gjë që nuk ndodh, por vetëm groposen. Atë çfarë shikojmë dhe ka bërë droni i së vërtetës ka filluar të vendosë në lëvizje.

Është punë e gjatë dhe e vështirë, kërkon angazhim dhe seriozitet dhe ndërhyrjet e mëdha nga qeveria dhe institucione të caktuara, për një kompani offshore, besoj se gjërat do të realizohen.

Momentet e fundit janë duke ardhur dhe shpresoj që drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë të cilët paguajnë çdo ditë një kompani që është inekzistente. Vazhdova me faktet e mia.

Te inceneratori i Tiranës një nga problemet ligjore dhe për Engjëll Agaçin dhe zotin Lefter Koka ka të bëjmë më çështjen e mbështetjes financiare, nuk është rastësi që kontratat e Fierit dhe Elbasanit kanë mbaruar.

Ne dhe sot paguajmë para për inceneratorin e Tiranës, edhe pse nuk ka incenerator.

Mbështetja që jepet nga Ministria e Financave dhe më pas kalon në Bashkinë Tiranë dhe më tej i kalon inceneratorit.

Të gjithë këto faktorë mbledhin zinxhirin e funksionimit.

Lidhur me rolin e Agaçit, Kokës, Veliajt etj., për të tre incneratorët e përsëris, do depozitoj dhe videot dhe materiale të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy