Siguria në plazhe/ Lundronin pa dokumente, bllokohen 6 mjete lundruese

Siguria në plazhe/ Lundronin pa dokumente, bllokohen 6 mjete lundruese

Në të gjithë hapësirën detare të qarkut Durrës, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe nga Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare të DVKM Durrës, kanë bllokuar në Shëngjin, Spille dhe Durrës, 6 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme, konkretisht: -4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë; -1 skaf dhe 1 gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy