
Këtë të diel, edhe në Mal të Zi ka arritur kontingjenti i parë prej 24 mijë dozave të vaksinës anti-COVID të AstraZenecas.
Këtë kontingjent e ka pranuar Mali i Zi nëpërmjet mekanizmit COVAX.
“Në Mal të Zi sapo ka ardhur kontingjenti prej 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas”,- thuhet në njoftimin e Qeverisë së Mali të Zi.
Lajmin e bëri të ditur dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviç, i cili në një postim në Twitter u shpreh i entuziasmuar për mbërritjen e dozave të para.



