Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se është arritur imuniteti kolektiv dhe tashmë virusi SARS-CoV-2 po kthehet në një virus të ngjashëm me ato të gripit. Sipas tij, këtë e konfirmon numri gjithnjë në rënie i të shtruarve në spitale.
Në Europë ka pasur shumë të infektuar. Po të shohim Shqipërinë, nëpër spitalet tona gjatë valës së fundit nuk kemi pasur më shumë se 30 raste të shtruara. Tani në gusht jemi diku te 20-22. Është një numër i vogël në krahasim me valët e mëparshme. Situata është shumëfish më e moderuar. Për termin pandemi nuk ekziston një përkufizim i saktë nga OBSH.
Kemi filluar të ulemi me këmbët në tokë. Ka vendimmarrje në nivel individual. Çdo njeri tani njeh riskun e tij dhe duhet të veprojë në bazë të tyre. Gabimet që u bënë me karantinime shtetesh.
Ne kishim mijëra raste ditore, tani kemi qindra. Pra diga e imunitetit kolektiv është krijuar. Avash-avash do të kalojë te familja e viruseve që përbëjnë gripin.



