Arrestimi i tre policëve/ Paralajmëron Rama: Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Arrestimi i tre policëve/ Paralajmëron Rama: Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish përkitazi me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Ai ka paralajmëruar ‘rikthim’ të akullit mes Shqipërisë e Serbisë nëse ata nuk lirohen. Poashtu Rama i bëri thirrje kryeministrit Kurtit që të dal nga guacka e vetizolimit dhe të mos e humbas në këtë mënyrë veriun. Kryeministri Edi Rama reagim në Twitter: Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen! Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy