Basha: Ne jemi shpëtimi i socialistëve, 25 prilli referendum kundër së keqes

Basha: Ne jemi shpëtimi i socialistëve, 25 prilli referendum kundër së keqes

Në kuadër të takimeve të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur këtë të shtunë në Njësinë 11 në Tiranë ku ka biseduar me banorë dhe përfaqësues të biznesit. Basha tha gjatë takimeve se PD është shpëtimi edhe për të gjithë socialistët.

"Deri më 25 prill të trokasim derë më derë. Janë me mijëra socialistë të zhgënjyer dhe të mërzitur që duan një rrugë shpëtimi, le t'ja tregojmë këtë rrugë, le ti marrim me vete që të jetë 25 prilli referendum kundër së keqes dhe çlirim për çdo shqiptar", u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës u shpreh se më 25 prilli dhe këtij ndryshimi do t’i prijë bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy