Të zbulosh tumorin e mushkërive me anë të nuhatjes së qenit, nisin eksperimentet

Të zbulosh tumorin e mushkërive me anë të nuhatjes së qenit, nisin eksperimentet

Një teori e re për identifikimin e kancerit të mushkërive po eksperimentohet nga Universiteti i Zelandës së Re. Objektivi është të zbulohet nëse qentë, falë aftësisë shumë të zhvilluar për të nuhatur, mund të identifikojnë një pacient të prekur nga tumori në mushkëri vetëm duke nuhatur një kampion pështyme.

Disa studime të mëparshme kanë treguar se qentë kanë kapacitetin për të identifikuar me saktësi kancerin, por pak përpjekje ka pasur për ta përdorur këtë aftësi të tyre në diagnostikimin klinik.

Një diagnozë e hershme mund të shtojë shanset e mbijetesës për të prekurit.

Studimi udhëhiqet nga Tim Edwards, i cili ka punuar për një organizatë humanitare në Tanzani, ku ka studiuar aftësitë e zbulimit të tuberkulozit nga një lloj miu afrikan. Kjo specie ka një nuhatje aq të zhvilluar saqë përveçse në zbulimin e pacientëve të prekur, përdoret edhe për pastrimin e fushave të minuara.

Ekspertët e fushës thonë se ka disa profile specifike aromash që lidhen me kancerin në mushkëri, që do të thotë se ka një mundësi që ky studim të identifikojë një instrument të çmuar për zbulimin e hershëm të sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy