Noka: Siguria kombëtare në Shqipëri zero, shteti dixhital i Ramës një farsë

Noka: Siguria kombëtare në Shqipëri zero, shteti dixhital i Ramës një farsë

Flamur Noka sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN Tv duke komentuar sigurinë kibernetike në Shqipëri e cilësoi atë me zero.

Ai tha se shteti dixhital i Edi Ramës është një farsë sepse siguria në Shqipërisë është cënuar rëndë dhe sot ai është pothuajse i rrënuar.

Sipas tij, të dhënat e shqiptarëve kanë dalë qëkur ky shtet 195 mln euro për sigurinë ja jep Bolinos dhe Beqaj.

Përpara sistemit TIMS u hakeua e-Albania e cila tregoi se siguria kibernetike në Shqipëri është zero dhe më e rënda është fakti se edhe pse u hakerua e-Albania askush se vuri ujin në zjarr për të rritur sigurinë kibernetike të vendit. Hakerimi i TIMS tregon se shteti dixhital i Ramës është një farsë sepse siguria në Shqipërisë është cënuar rëndë dhe sot ai është pothuajse i rrënuar. Siguria kombëtare nuk është vetëm ajo që themi ne, por shteti dixhital në kohën e sotme janë të dhënat më kryesore të shtetit. Marrim sistemin TIMS i cili ka të dhëna për hyrjet, daljet për të huajt dhe shqiptarët, për personat në kërkim të cilat sot kanë dalë nga hakerat. Po ashtu TIMS është i lidhur dhe me sistemet e tjera. Pra të gjitha të dhënat e shqiptarëve dolën dhe u krijuan data baze kriminale që ka shteti. Siguria kombëtare në aspektin dixhitale në Shqipëri ka rënë. Askush s’ka marrë masa. Ditën kur ti shtet bën 195 mln euro për sigurinë dhe ja jep Bolinos dhe Beqaj, kjo të shpërndahen për qoka te klientët, siguria kibernetike zero.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy