Berisha: Liria e lëvizjes është themelore, por Rama dhe larot e tij e shkelmojnë atë

Berisha: Liria e lëvizjes është themelore, por Rama dhe larot e tij e shkelmojnë atë

Kryedemokrati Sali Berisha e nisi konferencën e sotme për mediat me një fotografi ku shihet Edi Rama dhe tre përfaqësues të drejtësisë.

Berisha tha se një ditë më parë, Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij, sipas të cilit, masa e sigurimit personal, e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit, të dhëna ndaj personit Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.

Kjo deklaratë nuk është bërë në Fenianin e Kimit, por në Tiranën e bastardit të xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së tij oruelliane, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit, dhe për rrjedhojë ndalimi i lëvizjes së individit jashtë shtetit nuk është formë e heqjes së lirisë.

Jo për Edi Ramën, edhe njëherë bastardin e xhelatit Kristaq Rama, as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në germë dhe frymë, por në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe në një proces gjyqësor shekulli kundër Edi Ramës, rikujtoj se Kushtetuta, në nenin 73, pika dy, sanksionon se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Mirëpo për Edi Ramën dhe mercenarët e tij, liria e lëvizjes jashtë shtetit, nuk përbën liri.

Kjo ka qenë e vërtetë vetëm në diktaturën e egër të etërve të Edi Ramës, gjatë të cilës lëvizja jashtë shtetit ishte e ndaluar me Kushtetutë, por edhe me plumba.

Ajo ishte privilegj që jepej vetëm nga regjimi dhe jo e drejtë bazë e garantuar nga ligji apo Kushtetuta. Kurse sot, Kushtetuta e Shqipërisë në kapitullin e të drejtave politike, njerëzore, qytetare, në nenin 38, pika 2, sanksionon se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë.

Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit.

Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë më themelore në bazë të BE.

Sigurisht, Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës oruelliane, larot Gjoka, Kraja, Mellonai, kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj, por ata në hakmarrje të verbër politike, e injorojnë dhe e shkelmojnë atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy