Porti i Durrësit, Balla: Mos i shkoni mbas këngës së Saliut. Alibeaj: Aferë korruptive, 400 milionë euro një nen

Porti i Durrësit, Balla: Mos i shkoni mbas këngës së Saliut. Alibeaj: Aferë korruptive, 400 milionë euro një nen

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi nga seanca e sotme e Kuvendit se projekti për Portin e Durrësit, do bëjë që vendi ynë të ketë një prej porteve më të rëndësishme në vend.

Ai deklaroi se shteti shqiptar ka sjellë në parlament një kontratë shumë të besueshme që i jep mundësi Shqipërisë që nga një mungesë totale e porteve në Mesdhe, të kthehet në një nga pikat më të rëndësishme të këtij sektori.

Porti i Durrësit shumë shpejt do të kthehet në një prej porteve më të rëndësishme. Durrësi do kthehet në një prej atraksioneve më të rëndësishme në Mesdhe.

Prandaj të gjitha akuzat që keni hedhur deri tani duhet t’i tërhiqni të gjitha mbrapsht. Ju nuk duhet  t’i shkoni nga mbrapa këngës së Saliut se ai e ka mendjen në vend tjetër, është në borderotë e Kremlinit.

Kremlini nuk ka interes që në Shqipëri të krijohet një port që të konkurrojë porte të tjera ku Kremlini mund të ketë interesat e veta. Sali Berisha i kundërshton këto marrëveshje për interesat e veta.

Nga ana e tij demokrati Enkelejd Alibeaj, deklaroi në replikë se është detyrim për qeverinë që të shpjegojë qytetarët se çfarë po ndodh pronën e tij dhe se projektligji vjen fshehurazi për atë që e quajti aferën më të madhe ekonomike.

Ai kërkoi që parlamenti të mos e kalojë këtë ligj në mënyrë të përshpejtuar.

Ky është ligji që kushton më shumë në 30 vite jetë parlamentare, 2 miliardë e 100 milionë euro, kostoja e këtij projektligji me 5 nene. 400 milionë euro një nen! 

Dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar sot kur diskutohet buxheti, në këtë mjegullnajën e madhe.

Ju sot nuk po bëni gjë tjetër veçse po prisni shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejtë mund të kthehet në një aferë korruptive.

Janë 8 shtojca që tregojnë se çfarë është bërë me Portin e Durrësit.

Kam frikë se faktin që i keni fshehur dhe nuk i keni sjellë sot, aty fshihet djalli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy