Aktivisti i Nismës Thurje Marsel Rupi, për vendimin e qeverisë që 30% e plazheve të jenë publike këtë sezon, tha se nuk ka qenë momenti që vëmendja të jetë e fokusuar plotësisht për shkak të motit të freskët. Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai kujtoi se një vit më parë kundërshtuan VKM që thoshte se 80% e plazhit i jepet privatit dhe 20% publikut. “Ne protestuam se zihej dhe pjesa publike dhe kërkonim që 100% të ishte publike. Ne kërkonim që shezlone të kishte për ata që e kërkonin. Qeveria e bëri 30% për të hedhur hi syve. Ne do i vijojmë aksionet, dhe vjet kemi qenë në Velipojë, plazhin e Durrësit dhe në Jug. Duket sikur vetë moti ka bërë që të shtyhet sezoni turistik sivjet. Në rastin konkret mos pasja e shumë shezloneve ka ardhur se nuk ka nisur tamam sezoni. Ja disa pika të tjera që e bëjnë hile të madhe se dhe në momentin kur ishte 20%, askush nuk vë dot metrin. Por 20% duhet të ishte në çdo zonë 80% privat dhe 20% publik. Dhe këtë hapësirën e vinin te gurët e portit apo te pjesët ku privati nuk i merrte. Pjesën e mirë e merrte direkt privati. Liheshin zona gati gati të braktisura ku nuk ka kushte. Duke qenë vende ku qytetarët nuk shkonin dhe nuk kishte ankesa apo kushti civil dhe qytetar që ti mund të zhvillohej një plazh normal në këto vende. Plazhin privat e pastronte privati për interesin e vetë. Dilte gati gati jashtë funksionit gjithë Drejtoria e Pastrimit, se nuk kishte çfarë të pastronte. Privati godiste për veten dhe në emër të shtetit. Ne enkas para se të shkonim në aksion të madh mbi 15 veta, shkuam në aksione të vogla që çonim çadra dhe kishim kamera me vete. I kemi rënë telefonit të Policisë Bashkiake të Durrësit dhe Velipijë dhe nuk është përgjigjur. Mbasi u bë pak zhurmë filloi të hiqte ca çadra Policia Bashkiake”. Rupi tha se është po i njëjti shtet që bën matjet me metër she shkojnë me pistoletë dhe jemi në po të njëjtin shtet që vjet kanë çuar një projektligj për të pasur plazh 100% publik. Ai shtoi se sot e kësaj dite nuk ka dalë nga sirtarët që ky projektligj të votohet në parlament. “Kundër nuk e votojnë dot dhe bëjnë show të tillë duke bërë këto matjet. Shteti ka qenë në bashkëpunim me privatin. Kanë qenë pjesë me privatin.” Sa i takon rojeve bregdetare, Rupi deklaroi se nuk do të thotë se ke vendosur atë shkallën dhe një person që rri dhe ke plotësuar kushtin. “Këta persona duhen trajnuar. Edhe nëse ky ligj është zbatuar, duhet forcuar. Për sa kohë kemi ngjarje apo mbytje, nga ngjarja fillon një retrospektivë të ndryshojmë dhe pjesën e ligjit dhe nëse nuk bëhet gjithçka është show”.



