Paloka: Akuzat ndaj Berishës, qëllim për goditjen e opozitës. Qeveria duhet të rrezohet me të gjitha mënyrat. Ka pasur thirrje për armë nga militantët (VIDEO)

Paloka: Akuzat ndaj Berishës, qëllim për goditjen e opozitës. Qeveria duhet të rrezohet me të gjitha mënyrat. Ka pasur thirrje për armë nga militantët (VIDEO)

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet nga SPAK se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi me qëllim përfitimin e miliona eurove duke përshpejtuar procedurat për privatizimin e ish kompleksit Partizani, deputeti i PD-së, Edi Paloka, tërë këtë fakt e çuan akt të kryeministrit Edi Ramës për të goditur opozitën.

Në një komunikim për MCN live, Paloka, thotë se duke goditur Berishën, kanë menduar se i ulin kokën edhe opozitës.

Është goditur Berisha jo rastësisht simboli i qëndresës dhe lideri i opozitës. Më i forti po ta themi me termat, më i forti i opozitës.

Qëllimi ishte që duke goditur Berishën, të ulim kokën të tjerët. Në këtë rast qëllimi është që në të ulim kokën, këtë Rama ta harroj, ne nuk kemi ulur koka nga Enveri, nga  babai, se ulim kokën nga këlyshi, të na fusin të gjithëve në burg, po kokën nuk na ulin dot.

Paloka vlerëson se me kohë ka nisur aksioni opozitar, që i ka penguar Ramës.

Ai bëri të ditur se ka indikacione edhe nga militantët demokratë të cilët kanë bërë thirrje për rezistencë deri në marrjen e armëve për një revoltë të hapur kundër qeverisë.

Aksioni opozita është përcaktuar, dhe edhe më pas ne kemi mbledhje pikërisht për të vendosur piketat dhe sigurisht për të vendosur për i situatën e re por na gjithë reagimet që kam marrë personalisht edhe nga demokratët janë revoltë e hapur.

Kanë arritur njerëzit deri në ekstreme, ka pasur thirrje deri për marrjen e armëve, ta themi se është realitet, nga militantët janë bërë thirrje publike.

Paloka thotë se rezistenca kundër qeverisë duhet të përfshijë të gjithë, dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për opozitën.

Unë e kam thënë prej kohës, ne sot jemi në një regjim që ka vendosur diktaturën.

Duhet të ngritemi të gjithë këtu nuk është çështje më vetëm opozitës, por e të gjithëve, kjo nuk është më çështje e 50 deputetëve të opozitës, as e PD, as e gjithë opozitës që sot njihet si e tillë.

Është problem i gjithë shqiptarëve, por nuk e kuptuan këtë do të jetë vonë nesër. Në qoftëse të gjithë nuk e kuptojnë që duhet të bëhemi bashkë, ti themi ndal Ramës, do të jetë vonë.

Nëse e kuptojnë që thjeshtë kjo është çështje për Sali Berishën dhe opozitën pasojat do ti vuajmë të gjithë bashkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy