“Shpëtoni jetën, virusi ende mes nesh”, Rama dhe Çomo thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar

“Shpëtoni jetën, virusi ende mes nesh”, Rama dhe Çomo thirrje qytetarëve për t'u vaksinuar

“Vaksinohuni për të shpëtuar jetën, virusi është ende mes nesh”. Ky është mesazhi që ka përcjellë kryeministri Edi Rama sot me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Përmes një video-mesazhi të shefes së Infektivit, Najada Çomo, Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë.

Ndërsa në mesazhin e saj, Najada Çomo thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv, janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar, prandaj sipas saj qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.

Përkundrazi, virusi është midis nesh dhe ne jemi të ekspozuar karshi virusit COVID-19. Në pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar dhe natyrisht ata persona që nuk janë të vaksinuar në një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spitale, disa prej të cilëve edhe në gjendje të rënduar. Ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni, për të shpëtuar jetën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy