
Gazetarja Anduena Llabani në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me çështjen e ish-deputetit Alqi Bllako dhe aludimet që u ngritën për të një ditë më parë për një arratisje të mundshme.
Sipas saj orët e zhdukjes së Bllakos mund të kenë qenë orë për negociata me drejtësinë mbi akuzat që rëndojnë mbi si dhe për përfitimin e statusit e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Kjo që ndodhi me Alqi Bllakon është rast i paprecedentë. Ajo që konfirmohet është se nesër në 11:00 jepet masa e sigurisë ku pritet të behët njohja me të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij. Pritet të shihet se kush do të jetë dhe sattusi përfundimtar mbi të. Dilemat dhe aludimet për një arratisje të tij dhe mbajtja apo mos transparenca e policisë për një arratisje të tij. Ka pasur një përpjekje të Bllakos me familjarët e tij, por dhe juristë për të ndërmjetësuar lidhur me akuzat që do të rëndojnë nesër mbi të. Ai ka qenë në mbikëqyrje deri në momentin e dorëzimit, ai hoqi dorë nga mandati për të qenë i lirë për tu hetuar nga drejtësia.
Por çfarë ndodhi mbrëmë? Duket se orët e zhdukjes së Alqi Blakos mbrëmjen e 31 marsit kanë qenë orë negocimi për akuzat që rëndojnë mbi të dhe për statusin e bashkëpunëtorit. Në këtë zhdukje të Bllakos për disa orë ka pasur shumë takime dhe negociata të fshehta që i di ai dhe familjarët e tij të ngushtë, pasi as avokati nuk i di. Dhe për sa kohë familjarët dhe avokati na thotë se nuk dimë asgjë atëherë u aludua për një arratisje. Por nëse kjo të kishte ndodhur do të ishte një rrethanë shumë rënduese për të në kohën kur kishte njoftuar vetëdorëzimin.



