Cakrani: Veliajt iu bë puç institucional, besoj se GJK do vendosë në favor të tij (VIDEO)

Cakrani: Veliajt iu bë puç institucional, besoj se GJK do vendosë në favor të tij (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se beson dhe shpreson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të Erion Veliajt.

 

Sipas Cakranit, ndaj Veliajt u bë një puç institucional dhe vendimi pro tij si kryetar bashkie do të ishte një goditje e fortë ndaj autokracisë në vend.

Veliajt iu rrëmbye posti i kryetarit të bashkisë. Ai ishte në kushtet e paraburgimit mund ta delegonte firmën e tij nënkryetarit se e parashikon ligji 139/2015. 

 

Veliaj kishte të drejtën e tij të ushtronte funksionin e kryetarit të bashkisë dhe në kushtet paraburgimit. Nuk ka asnjë dispozitë që kryetari edhe pse është në kushte paraburgimi duhet të shkarkohet. Nuk është kështu. 

 

Veliaj në parashkrimet e tij ka qenë në të drejtën e tij të ligjshme dhe morale. 

 

Ndaj Veliajt është bërë një puç institucional.

 

Vendimmarrja ndaj Veliajt ka qenë antikushtetuese, e kundra ligjshme.  

 

Veliaj sot, apo nesër kur mund të shprehet Gjykata Kushtetuese, unë mendoj se do të jetë në favor të Velia, besoj dhe do ishte shumë mirë që Gjykata Kushtetuese të ishte në favor të Veliajt, jo si individ por si kryetar bashkie me qëllim që t’i japë një goditje të fortë autokracisë në këtë vend. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy