
Pedro Sanchez ka dështuar në përpjekjen e parë për të formuar qeverinë e re të Spanjës.
Kreu i socialistëve ka marrë vetëm 124 vota pro, 170 kundër dhe 52 abstenime në Parlament.
Sanchez-it, i cili ka ushtruar detyrën e kryeministrit që nga zgjedhjet e prillit, i duhet një shumicë prej të paktën 176 vota në parlamentin me 350 vende, në mënyrë që të konfirmohet si kryeministër.
Një tjetër votim është planifikuar për të enjten, kur Sanchez-it do t’i duhet një shumicë e thjeshtë.



