Komiteti shqiptar i Helsinkit, monitorim për vetëvrasjen e 31-vjeçarit/ Maçolli: Kontrolli mjeko-ligjor nuk është bërë në afat

Komiteti shqiptar i Helsinkit, monitorim për vetëvrasjen e 31-vjeçarit/ Maçolli: Kontrolli mjeko-ligjor nuk është bërë në afat

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Komisariatin e Kavajës, ku humbi jetën 31-vjeçari, Ilvi Meta, ka zgjuar ndërgjegjësimin e të gjitha institucioneve që merren me të drejtat e njeriut.

Erdion Maçolli, avokat në institucionin e Komitetit Shqiptar të Helsinkut, tha për edicionin e lajmeve në MCN Tv, se shtetasit në fjalë nuk i është bërë me kohë kontrolli mjeko-ligjor, edhe pse njëri nga përgjegjësit e turnit në Komisariatin e Kavajës ka deklaruar që duhet të ushtrohet vëmendje ndaj tij, sepse ka rrezik vetëvrasje.  

Ne kemi marrë intervista persona përgjegjës, dje kemi asistuar në dokumentacionin dhe kemi folur me pjesëtarët e Komisariatit. Një nga gjetjet kryesore është se shtetasi i cili ka humbur jetën, ndaj tij nuk ishte zhvilluar kontrolli mjekësor, duke iu referuar kodit të procedurës penale, pra afati për kontrollin mjekësor ishte 12 orë, nuk është tejkaluar, porse sipas specifikës, kur një punonjës i turnit kishte lënë detyrën, ai u kishte kërkuar kolegëve që ta kenë në vëmendje se ai mund të shkaktonte vetëvrasje.

Ata e kanë konstatuar këtë gjë, duhet të kishin ushtruar kontroll mjekësor ndaj tij.

Poashtu, konstatuam se përderisa vetëvrasja ka ndodhur me një send të paligjshëm, që nuk duhej të ekzistonte brenda dhomës së sigurisë, atëherë ose ka ceduar kontrolli personal i shtetasit, ose arsyeja e dytë është se ka dështuar kontrolli i dhomës së sigurisë, porse këto detaje duhen zbardhur nga organet e hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy