Aksidentohet një tren udhëtarësh në New York. Burimet tregojnë se treni ka dalë nga shinat duke shkaktuar dhjetëra te plagosur. Mesohet se ngjarja ka ndodhur New Hyde Park në Nassau County.
Raportimet tregojnë se ai goditi një tren pune rreth 32 km në lindje të bashkisë së Manhatanit në Nju Jork. BBC raporton që të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.
Treni me 12 vagonë i linjës hekurudhore Long Island kishte 600 pasagjerë kur doli nga shinat rreth orës 21 me orën lokale të së shtunës. 29 persona u dërguan në spital me plagë të tilla si kocka të thyera, ndërsa të tjerët me lëndime më të vogla u trajtuan në vend.



