Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka reaguar pas thirrjes që LSI bëri sot për angazhimin e dy partive të mëdha në punën për preformën zgjedhore. Në një status në Facebook, Balla ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, i cili foli në emër të aleatit më të madh të PS-së në një dalje për mediat në mesditë. Balla shprehet se PS dhe LSI janë dakordësuar për rekomandimet e OSBE-ODIHR-it lidhur me reformën zgjedhore dhe në këto kushte nuk ka kuptim roli i LSI-së si arbitër.
POSTIMI
I them mikut tim Luan Rama që barazlargimi i tij, duke fajësuar po njësoj edhe PS edhe PD për Reformën Zgjedhore është i padrejtë, për të mos thënë më shumë! Luan Rama duhet ta dijë se PS dhe LSI janë bashkë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kanë qëndrime plotësisht të dakordësuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it.
Po ashtu Luan Rama me siguri e di që kemi një muaj që presim që PD të bëhet pjësë konstruktive e punës së komisionit për ta mbyllur reformën. Prandaj Luan Rama le t’i bëjë thirrje PD siç i bëjmë edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishte i skuadrës dhe arbitrit nuk ka më asnjë kuptim! PS dhe LSI kanë bërë një punë shumë serioze në komision dhe respekti për këtë skuadër është minimumi që duhet të tregojë miku Luan Rama, pavarësisht se mund t’i ketë rënë të bëjë pjesën e arbitr



