Avokatja Adriana Kalaja foli mbi peticionin që do t’i drejtohet DASH-it kundër veprimeve të ambasadores amerikane Yuri Kim në Shqipëri.
Kalaja tha se ky reagim qytetar thyen tabu, dhe ajo vetë ka lobuar që të firmoset nga sa më shumë persona.
Kalaja tha se peticioni synon të bëjë një sondazh në Shqipëri nëse pjesa dërrmuese mendon se ambasadorja po shkel standardet e SHBA-ve.
Një nga katër firmëtarët jeton në Amerikë. Janë qytetarë të nderuar, ashtu si ne brenda, na shqetësojnë veprimet abuzive të diplomates Yuri Kim, duke treguar qartazi injorimin për Kushtetutën dhe Konventës së Vjenës nga ana tjetër. Është reagim qytetar edhe për të thyer një tabu. Pas 90-ës nuk guxon dot të dalësh kundër Amerikës. Kam lobuar që peticioni të firmoset nga sa më shumë persona. Është firmosur nga mbi 5000. Minimalisht do jetë 10 mijë firma. Nuk jam autorizuar të flas se çfarë do bëhet në hapat në vijim. Ajo po shkel orientimet e DASH. Nuk i thotë DASH shko takohu me Arben Krajën. I kam bërë sfidë publike, nxirr protokollin. Ne kemi informacione që Yuri Kim shkon në SPAK për të mbyllur çështjen e teatrit, në favor të Veliajt. Peticioni synon të bëjë një sondazh në territorin shqiptar, nëse pjesa dërrmuese besojnë se diplomatja Yuri Kim po shkel standardet e vet SHBA-së, në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë e një vendi. A mund ta imagjinoni që mund t’i hapet dera Presidentit Biden të shkojë në Gjykatën Supreme. Është e ndaluar me ligj. Ne duhet ta informojmë DASH-in, pastaj vendimin e merr DASH-i. Për Sorecën u konfirmua nga David Lega që ka nisur hetimi. Soreca u largua dhe u largua me vërejtje. Pas peticionit do t’i drejtohemi Senatit, Komisionit të Jashtëm pranë SHBA-ve”



