
Avokati i kushërinjve Edlir dhe Valter Mollaj, Nevzat Tarelli, të akuzuar për vrasjen e Martin Çeços, pas deklarimeve të Martina Pajollarit, thotë se nuk ka prova që të rëndojnë mbi klientët e tij.
Në një lidhje me studion e MCN Live, ai deklaroi se për të vërtetën është ende herët për të folur dhe se ka një ngutje në mënyrën si është trajtuar kjo çështje nga ana e policisë.
Sipas tij, deklarimi i 18-vjeçares Martina Pajollarit është dhënë në versione të ndryshme, sa herë është pyetur, çka ka hedhur pistën e një krimi pasioni, dhe ka çuar në arrestimin e dy të klientëve të tij.
Por avokat Tarelli thotë se kjo nuk është pistë e vetme hetimore, për të mos thënë që është rrëzuar nga vetë policia, për shkak të dëshmive kontradiktore dhe të dhënat e siguruara nga policia.
Pretendohet se krimi është kryer nga tre persona të ndihmuar dhe nga Martina, natën e 12 qershorit. Ndërkohë që në 11 qershor pretendohet se ka pasur komunikim telefonik mes viktimës dhe Martinës dhe më pas dyshohet se 18-vjeçarja e ka futur në kurth Martin Çeçon dhe e ka thirrur.
Më pas pretendohet se ka marrë telefonin e saj Valteri dhe e ka kërcënuar se do e vrasë. Do të duhet që nga fshati Marjan për të shkuar në Kolanec ka një rrugë që përshkruhet që monitorohet nga shumë kamera biznesi dhe nuk rezulton të ketë kaluar në makina në atë rrugë.
Janë marrë tabulatet telefonike dhe nuk rezulton të ketë komunikime as nga Martina dhe as nga Valteri. Janë larg fshati Marjan dhe Kolanec.
Mbas këtij versioni Martina ka ndryshuar version dhe ka thënë se kam qenë dhe unë me këta persona dhe kemi ikur nga një rrugë me gurë që nuk e di.
Kjo rrugë ekziston por është e mbyllur për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali. Edhe nëse e do kalonte do kalonte në Lozhan dhe Maliq, në këtë aks ka një postbllok policie 24 orë.
Janë dhënë disa versione që nuk përputhen. Martina pretendohet se ka pasur lidhje me Valterin, por marrëdhënia me Valterin është si bashkëfshatarë, ndërkohë që ajo kujdesej për bagëtitë e vëllait të Valterit, që ka një biznes.
Ndërkohë që Martina ka pasur lidhje paralele me një djalë tjetër dhe një shokun e tij, për të cilën ishin në dijeni të dy. Hetimi është orientuar keq.
Edhe sikur të kishte lidhje nuk do shkonte Valteri nga Marjani në Kolanec, për të vrarë Martinin, çfarë konflikti do kishte me Martinin, i cili vetëm i shkruante në Messenger Martinës dhe jo me dy të tjerët që kishte lidhje reale.
Nuk ka asnjë provë përveç deklarimit të Martinës. Dhe deklarimi i Bledi Angjos që nuk di as shkrim dhe as këndim. Krijohet bindja se duke ecur në një pistë me paragjykim, bëhen përpjekje për të ecur dhe dokumentuar.
Ndërkohë që ka pista të tjera për verifikim. Në 6 tetor paraqita kërkesën për sigurimin e provës për të mos qenë pjesë e influencave, të personave të tjerë që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Janë tre pista hetimi, për një mblesëri të pazakontë për të cilën viktima ka paguar dhe lekë, që është prezantuar një vajzë si Martina Pajollari, por që nuk është Martina, por për një vajzë tjetër që punonte kamariere në një byrektore në Korçë.
Thuhet se i kanë marrë 2.5 milionë lekë për mblesërinë. Pista tjetër se Martin Çeço kishte dijeni për parcelë kanabisi dhe e treta për një krim pasioni.
Martina Pajollari dhe viktima nuk janë takuar kurrë me njeri tjetrin dhe nuk kanë pasur kurrë kontakt fizik. Kur del një e dhënë personat do vihen nën hetim, ngutja për të rendur pas kësaj piste është një qasje e gabuar.
Duhen përfshirë gjithë këta personat dhe pistat. Gjithë të dhënat e tjera si rezultat i deklarimeve të Martinës dhe Bledi Angjos, nuk janë verifikuar.
Martina ka bërë një kapërcim të madh në deklarime, duke thënë se nuk kam qenë kurrë te rezervuari dhe se nuk kam qenë kurrë. Bledi Angjo thotë se ka qenë dhe kam qenë dhe unë në rezervuarin ku e kam mbytur.
99% jemi në pistën e gabuar. Duhet verifikuar gjithë pistat e diskutuara për të vënë pikat mbi ‘i’ dhe për të shkuar tek autorët e vërtetë të ngjarjes. Se zyrtarisht provat janë të papërdorshme.



