
Teatri “Petro Marko” në Vlorë ka çelur sezonin dimëror me premierën e shfaqjes “Halli hallit nuk i ngjan”. Në qendër të kësaj komedie-varieteje janë parodistët Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, të cilët, së bashku me një kast të gjerë aktorësh dhe këngëtarësh, sollën humor, muzikë dhe satirë për publikun vlonjat.



