Protesta për Klodianin e cila është në ditën e tretë të saj ka ngjallur edhe reagimin e ambasadorit të BE-së, Lugi Soreca.
Soreca shprehet se kjo çështje duhet të hetohet dhe të vendoset drejtësi, por duhet shmangur dhuna nga të gjitha palët.
"Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët", shkruan Soreca.



