Çmimet e reja të referencës, Pipiria: Duhet të ishin konsultuar me ekspertët, disa zona kanë nevojë për rishikim

Çmimet e reja të referencës, Pipiria: Duhet të ishin konsultuar me ekspertët, disa zona kanë nevojë për rishikim

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se  çmimet e reja të referencës duhet të ishin konsultuar me ekspertët. Sipas Pipirisëm, duhet të ishte zgjedhur një metodë tjerë dhe se disa zona kanë nevojë të rishikohen.

Ka disa zona që mendoj që duhen rishikuar. Realiteti është që nuk kemi pasur mundësi t’i konsultojmë shifrat. Janë pothuajse 24 orë nga momenti që ka dalë projektvendimi dhe ka dalë paralelisht me një projektligj që flitet për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme që duhet të jetë në janar të 2026.

Të dy projektligjet do të hanë diskutim gjatë, do duhet t’i futemi analizave të thelluara për të parë zonat. Çfarëdolloj rezultati që vjen nga një proces i hartimit qoftë të projektit të rivlerësimit, qoftë të projektit të hartave të reja të çmimeve fiskale në të gjithë Shqipërinë, një proces që vjen si rezultat i mungesës së konsultimit me aktorët kryesorë si NAREA, ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, siç janë ndërtuesit, noterët, mendoj se lë hapësirë për diskutim dhe do të lërë hapësirë për gabime.

Mënyra si janë ndarë zonat dhe metodologjia nga mbrapa mendoj se do të kishte një alternativë më të mirë, do të ishin më të qëndrueshme në afatgjatë si metodologji nëse çmimet e  referencës së pronave qoftë për efekt të taksës lokale, dhe qoftë për efekt të transaksioneve të pasurive të paluajtshme të vendoseshin mbi ponderimin e transaksioneve reale të 6 apo 12 muajve të fundit. Si projektligj do kërkojë punë për t’u ribërë apo përmirësuar në shumë aspekte. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy